Real Madrid triumfon ndaj Valencia-s, i bën presion Barcelonës

23:57 | 18 Qershor 2020
Arbresh Info

Real Madrid ka fituar tri pikë tejet të rëndësishme në garë për titullin e La Liga-s duke e mposhtur Valencia-n në shtëpi me rezultat bindës 3 – 0.

“Mbretërit” gjatë tërë ndeshjes dominuan, derisa në pjesën e dytë ishin shumë më të mirë se mysafirët, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e parë dy skuadrat kishin raste shumë të mira, por assesi nuk ia dolën t’i konkretizojnë rastet.

Rodrigo në minutën e 21-të shënoi gol për mysafirët, por shkaku i pozitës jashtë loje goli u anulua nga VAR.

Në 45-minutëshin e dytë skuadra vendase ishte shumë më e mirë, kurse ishte Karim Benzema që në minutën e 61-të pas një aksioni të bukur dhe asistimit të Eden Hazard ndëshkoi mysafirët.

Kurse, në minutën e 74-të Marco Asensio, që sapo u inkuadrua shënoi gjysmë-vollej për të dyfishuar rezultatin dhe fitoren e “Galaktikëve” e vulosi Benzema në minutën e 87-të me një super gol vollej.

Pas kësaj fitore, Real-i i afrohet kreut me 62 pikë, dy me pak se Barcelona, kurse Valencia renditët në pozitën e tetë me 43 pikë.

Real-i në ndeshjen e ardhshme udhëton te Real Sociedad, kurse Valencia do e pres në shtëpi Osasuna-n./arbresh.info.

https://twitter.com/BrahimMKallon/status/1273729652952043520

https://twitter.com/AndyKerrtv/status/1273735204071518209

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme