Google ADS

NATO e gatshme për valën e dytë të Covid-19

23:21 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

NATO-ja do të përgatitet për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi kreu i aleancës ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s ranë dakord për masat e reja për të përgatitur bllokun për një shpërthim të dytë të mundshëm, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg pas ditës së dytë të takimit virtual të shefave të mbrojtjes të vendeve anëtare.

Aleanca ushtarake do të zhvillojë “një plan të ri operacional” për të siguruar furnizimin për vendet anëtare dhe partnerët, tha Stoltenberg.

NATO-ja gjithashtu do të krijojë një stok të pajisjeve mjekësore për të cilat ministrat vendosën të krijojnë një fond të ri.

Madhësia e stokut dhe e fondit është fleksibël, sqaroi kreu i NATO-s dhe tha se kjo do të varet nga kontributet e vendeve.

Disa ministra tashmë kanë bërë premtime gjatë takimit të mbajtur përmes video-konferencës, ndërsa Stoltenberg tha se ai shpreson që edhe të tjerët së shpejti do të vijnë me ofertat e tyre.

Për mirëmbajtjen e funksionimit të rregullt të transportit civil dhe rrjeteve energjetike dhe të komunikimit në kohën e një krize shëndetësore, aleatët ranë dakord për rishikimin e strategjive të tyre për investimet e huaja dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe për të forcuar mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve kibernetike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme