Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se në takimin e 27 qershorit Kosovë-Serbi në Uashington do të jenë prezentë dy presidentët dhe dy kryeministrat.
Hoti theksoi se tashmë është bërë e ditur nga emisari i presidentit Donald Trump për dialogun, Richard Grenell, në një takim që ka pasur Hoti, se agjenda kryesore e këtij takimi është bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.
“Në këtë takim do të jenë dy presidentët dhe dy kryeministrat. Fokusi më i madh i këtij takimi… dy tema të mëdha, çështja e hekurudhave, dhe autostradës, agjenda do të jetë me fokus zhvillimi ekonomik në mes dy vendeve”, tha Hoti në T7.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...