Shumë tipare të karakterit tonë, mund të bëjnë që njerëzit që na rrethojnë ta kenë të vështirë të afrohen me ne, apo të tregohen pa komplekse në raportet e krijuara me ne, qofshin ato të cilido lloji.
Mund të jetë energjia përreth jush, por sigurisht mund të jetë edhe një pjesë e karakterit tuaj, që vështirëson komunikimin e të tjerëve me ju.
Kjo nuk do të thotë që ju keni një karakter të keq, por që ndonjëherë mund të jeni intensiv, dhe kjo bën që të keqkuptoheni.
Këto janë 11 shenjat që personaliteti juaj është intimidues për njerëzit e tjerë:
1- Ju nuk jeni të duruar me njerëzit që humbin kohën tuaj. Për shembull ju mund ta vlerësoni shumë shoqërinë tuaj, por ju keni dhe gjëra të tjera për të bërë kështu që nuk e shihni kurrë si prioritet shoqërinë.
2- Ju jeni shumë mendje hapur. Njerëzit zakonisht bazohen në disa limite morale të vendosura nga shoqëria që i rrethon, por ju jeni gjithmonë gati të eksploroni ide të reja, dhe nuk keni një limit moral.
Gjithashtu ju mund ti thoni me zë të lartë këto ide, dhe nuk keni frikë se dikush do t’ju kundërshtojë.
3-Kur gjërat vështirohen, ju nuk ndiheni keq për situatën që ndodheni apo për veten tuaj, por ju mendoni se si ta zgjidhni problemin që keni.
4- Të pëlqejnë planet.
Juve ju pëlqejnë axhendat dhe planet, surprizat nuk janë aq shumë të preferuara nga ju.
5- Ju mendoni se keni vetëm një jetë, ndaj përpiqeni ta jetoni atë në maksimum.
6- Ju jeni shumë i sinqertë, saqë ndonjëherë bëheni dhe arrogant, por duhet të kujtoni se jo të gjithë njerëzit janë në gjendje ta përballojnë të vërtetën e tyre.
7- Synimet tuaja dhe arritja e tyre janë prioriteti i parë në jetën tuaj. Ju e dini mjaft mirë se çfarë doni dhe do bëni gjithçka për ta marrë atë.
8-Ju jeni shumë kurioz. Ju doni të dini gjithçka për njerëzit që ju rrethon, por jo për ta përdorur atë kundra tyre, por thjeshtë si pasojë e kuriozitetit që keni.
9-Intimiteti nuk ju frikëson, e as e folura për të. Shumë njerëz thonë se duan marrëdhënie intime në jetën e tyre, por kur vjen puna për ta bërë këtë gjë, ata zmbrapsen, por juve jo. Ju nuk keni frikë as të flisni për marrëdhëniet tuaja intime, e aq më pak ti kryeni ato.
10-Ju mund ti dalloni fare mirë njerëzit kur gënjejnë. Ju i urreni gënjeshtrat.
11- Ju nuk merreni me marrëdhënie boshe dhe pa kuptim, që nuk ju mbushin shpirtin, dhe ditën tuaj.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...