Zafir Berisha emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

20:39 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Këtë e ka konfirmuar vet Zafir Berisha.

”Dje e kam marr vendimin e kryeministrit me propozim të strukturave të Nismës”, është shprehur ai për klankosova.

Si i tillë në bazë të vendimit, Zafir Berisha thotë se tani do ta përfaqësojë Nismën Socialdemokrate në detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet nga Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme