Lajçak përfundon vizitën e tij në Kosovë

18:41 | 18 Qershor 2020
Arditë Shkodra

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar udhëtimin dhe vizitën e tij në Kosovë

Lajçak përmes një shkrimi në Twitter ka bërë të ditur për përfundimin e udhëtimit të tij në Kosovë si dhe ka njoftuar publikun për takimet e tij në lidhje me rifillimin e shpejt të dialogut Kosovë-Serbi.

“Sapo përfundova një udhëtim të suksesshëm në Kosovë. Mund të diskutoni shumë përmes telefonit, por nuk mund të zëvendësojë takimet ballë për ballë. Diskutova me bashkëbiseduesit për datat, hapat e ardhshëm, modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut. Mezi presim që të takohemi përsëri në Bruksel!”, ka shkruar Lajçak, transmeton arbresh.info

 

Kujtojmë që Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti, krye-parlamentaren Vjosa Osmani si dhe me krerët e partive politike në vend./arbresh.info/

Të ngjashme