Google ADS

Manchester United e Real Madrid në garë për sulmuesin spanjoll

17:47 | 18 Qershor 2020
Arbresh Info

Manchester United është duke u munduar të transferojë sulmuesin e Sevilla-s, Lucas Ocampos, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid.

25-vjeçari ka shkëlqyer në La Liga dhe ka fituar vëmendjen e “Galaktikëve”, edhe pse United është i gatshëm të paguajë vlerën e 50 milionë eurove, transmeton portali arbresh.info.

Nëse “Djajtë e Kuq” arrijnë të përfundojnë në top katër, atëherë thuhet se do e paguajnë kartonin e lojtarit, ngase spanjolli dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.

Ocampos shihet si alternativë e Jadon Sancho-s, i cili më shumë mundësi nuk do transferohet në “Old Trafford”, shkaku i çmimit të lartë.

Sipas Don Balon, Ocampos është i kërkuar edhe nga Arsenal e Bayern Munich./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme