Motra e Cristiano Ronaldo-s kritikon Sarri-n pas humbjes ndaj Napoli-t

17:30 | 18 Qershor 2020
Arbresh Info

Pas humbjes së Juventus-it nga Napoli në finale të Kupës së Italisë, trajneri Maurizio Sarri është kritikuar nga motra e Crsitiano Ronaldo-s, Elma Aveiro.

Ronaldo nuk ishte në formën e duhur në ndeshjen e cila në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 0 – 0, ndërsa u mposhtën në 11-metërsh, transmeton portali arbresh.info.

Portugezi nuk gjuajti asnjërën nga penallti sepse pritej të gjuante të pestin, siç e bën shpesh, por kjo mundësi nuk iu dha shkaku që bashkëlojtarët humbën dy gjuajtjet e para.

Motra e Ronaldo-s në Instagram kritikojë ashpër teknikun italian.

“Çfarë munde të bëjë më shumë?”.

“Kjo është e gjitha, i dashuri im nuk bën mrekulli vetëm. Nuk mund ta kuptoj pse luajtën ashtu. Sidoqoftë, kokën lartë, mund t’ia dalësh. Mbreti im”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CBjfQNylsDR/

Juventus mbetet në garë për Seria A dhe Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Të ngjashme