Google ADS

Hoti priti në takim ambasadorët e BE-së, shpalosë platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë

17:16 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, kryeministri Hoti i falënderoi ambasadorët e Bashkimit Evropian për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës vendet e BE-së për menaxhimin e pandemisë Covid 19, si dhe i njoftoi ata për masat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e shkaktuara si pasojë e kësaj pandemie.

Po ashtu, kryeministri Hoti shpalosi platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë. Ai ritheksoi se parimet mbi të cilat do ta vendosim këtë proces janë integriteti territorial i Kosovës, që, siç tha ai, është i panegociueshëm, karakteri unitar i shtetit të Kosovës, ndërsa marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e ka strukturuar qasjen në këtë proces të dialogut duke e formalizuar mënyrën se si duhet të zhvillohet ai, por që objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme