Presidenti Hashim Thaçi në prag të afrimit të ditëve për takimin në Uashington ka thënë se atje Kosova shkon me integritetin territorial.
Ai thotë se nuk ka vend për spekulime të tjera, duke iu referuar shqetësimeve se mund të flitet për shkëmbime territoresh, raporton portali arbresh.info.
“Kosova në Uashington shkon me flamurin shtetëror që është integriteti territorial i Republikës së Kosovës, çdo spekulim tjetër është i panevojshëm”, deklaroi Thaçi.
Tutje ai thotë se ka besim të plotë në Uashingtonin, sepse nga atje gjithnjë kanë ardhur lajme të mira.
“Qytetarët e Kosovës e dinë se nga Uashingtoni kanë ardhur lajme të mira, kështu do të jetë sot edhe në të ardhme, sa herë që kemi pasur bashkëveprim me bashkësinë ndërkombëtare vetëm kanë avancuar pozitën shtetërore të Kosovës kam besim të plotë që takimi në Uashington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar”, tha ai./arbresh.info/
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...