Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka thënë se nuk ka mundur ta vërejë mungesën e sulmuesit Cristiano Ronaldo, i cili u transferua në Seria A.
Gjatë kohës kur portugezi ishte te “Los Blancos” gjithmonë kishte garë me Lionel Messi-n, ndërsa gara vazhdon edhe tani, transmeton portali arbresh.info.
Tebas ka thënë se mungesa e Ronaldo-s nuk u vërejt, kurse Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit.
“Është e sigurt se nuk iu pëlqejë tifozëve të Real Madrid-it, por mungesa e tij nuk u vërejt se La Liga ka lojtarë të mëdhenj”.
“Vetëm Messi është ndryshe, është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe ai gjithmonë ishte në ligën tonë”.
“Nëse ai do largohej, të gjithmonë do ndiheshim keq, edhe më shumë nëse do shkonte në një ligë tjetër”.
“Messi është ikonë e futbollit spanjoll dhe shpresoj që të pensionohet këtu”, theksoi tutje ai.
Ronaldo dhe Messi vazhdojnë të garojnë për Topin e Artë./arbresh.info.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë