Google ADS

58 pacientë me koronavirus në Infektivë, 1 në gjendje kritike

15:06 | 18 Qershor 2020
V. S.

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot, janë të hospitalizuar 78 raste, e prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 58 raste.

Siç thuhet në njoftim, në klinikën Infektive, QKUK, sot me 18/06/2020, gjinden të hospitalizuar 78 raste. Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 raste.

\“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të cilët trajtohen në Kliniken Infektive është si vijon: nga 58 raste të infektuar me Covid 19, 33 raste janë në gjendje stabile”.

24 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; dy prej tyre në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste; dy rastet me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa pacienti i tretë është në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

“Jemi në pritje te rezultateve për 20 raste”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme