Premierliga ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus nga faza më e fundit e testimeve masive për këtë sëmundje.
Në përgjithësi 1.541 teste u kryen në rundin e nëntë të testimit në Premierligë, të hënën dhe të martën, transmeton Gazeta Express.
Lojtari apo anëtari i stafit të klubit që është infektuar me Covid-19 do të detyrohet të vetizolohet për një periudhë kohore prej shtatë ditësh.
Liga elitare angleze nuk ka treguar se për lojtarin apo anëtarin e stafit të cilit klubet bëhet fjalë.
Po ashtu, deri tani asnjë klub nuk ka konfirmuar se i infektuari në fjalë vjen nga klubi i tyre përkatës.
Deri tani janë konfirmuar 17 raste me koronavirus në nëntë runde testimi masiv në Premierligë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...