Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Viti, një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Për shkak rrezikut nga përhapja e COVID-19 është marrë vendim që Qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente të pezullojë ofrimin e shërbimeve me palë. Stafi i dy qendrave janë duke iu nënshtruar testit për COVID-19 dhe deri në marrjen e rezultateve dhe konfirmimit nga QKMF në Viti dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, këto dy qendra do të jenë të mbyllura”, thuhet në njoftim, raporton arbresh.info.
Deri në përfundimin e këtij procesi të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në qytetin e Gjilanit, ndërsa shërbimet për Pajisje me Dokumente do të bëhen në qendrat e komunave më të afërta.
Me këtë rast agjencia kërkojë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë./arbresh.info
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...