Pothuajse të gjithë liderët e institucioneve dhe partive politike në Kosovë pas takimeve me përfaqësuesin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë folur për liberalizimin e vizave.
E ky i fundit në konferencën e fundit në Kosovë ka thënë se vizat duhet t’i hiqen Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lajçak ka shtuar se do të shfrytëzoj çdo mundësi që liberalizimi të ndodhë.
“Vërtetë besoj se hiqet duhet t’i hiqen Kosovës. Komisioni Evropian ka qenë i qartë, akoma nuk ka pasur marrëveshje konsensuale mes shteteve anëtare dhe unë përdore çdo mundësi që ta theksoj këtë. Kosova meriton liberalizim të vizave”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu pret që liberalizimi do ndodhë sa më herët.
“Nuk ka nëse do të bëhet, do të bëhet por kur do të bëhet. Pres që një angazhim serioz në dialog do të ndikoj që ky vendim të merret sa më herët”, ka shtuar ai.
Ai gjatë konferencës ka dhënë detaje edhe për dialogun Kosovë Serbi, teksa ka thënë se nuk ka marrëveshje të mirë pa BE-në./arbresh.info/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?