Google ADS

Lajçak: S’ka marrëveshje të mirë pa Bashkimin Evropian

13:06 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë konferencës së sotme ka thënë se nuk ka marrëveshje të mirë pa Bashkimin Evropian.

Lajçak në konferëncën e sotme ka thënë gjithashtu se i ka propozuar partnereve që të vazhdojnë e të punojnë rreth çështjes së liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.


” Nuk komentoj për aktivitetet e të tjerëve. Një marrëveshje e mirë është një marrëveshje që ju sjell afër BE-së. Kom dyshime që një marrëveshje e mirë mund të arrihet pa BE. Unë përdor çdo mundësi të mundshëm që Kosova të merr liberalizimin e vizave. I kom propozuar partnereve që të vazhdojnë e të punojnë”, ka thënë ai.

Ndryshe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit tre ditor në Kosovë ka takuar krerët e institucioneve dhe ata të partive politike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme