Nisma Socialdemokrate ka propozuar tre ish-deputetë të kësaj partie për ministra në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Bëhet fjalë për Valdete Bajramin, Enver Hotin dhe Zafir Berishën, të cilët pritet të emërohen nga Hoti në pozitën e zëvendësministrave, tansmeton Arbresh.info.
Deputeti i kësaj partie, Endrit Shala ka bërë me dije për “Epokën e re” se Valdete Bajrami është propozuar për zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Enver Hoti për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Zafir Berisha për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
“Në mbledhjen e Kryesisë më shumicë votash është propozuar që Valdete Bajrami të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Enver Hoti në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Zafir Berisha në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Shala.
Më herët, Nisma Socialdemokrate ka propozuar për zëvendësministër të Punëve të Jashtme edhe, Bekim Brestovcin.
Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj në Qeverinë Hoti përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend