Google ADS

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C

12:07 | 18 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Imuniteti i fortë na mbron nga viruset dhe bakteriet, prandaj është e domosdoshme që të marrim vitamina shtesë, përfshirë edhe vitaminën C.

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C janë si mëposhtë, transmeton portal arbresh.info

Edhe pse vitamina C gjendet lehtë nëpër ushqime, dieta e dobët dhe ushqimi i shpejtë na sjellin te mungesa e kësaj vitamine dhe problemet shëndetësore.

Vitamina C është e rëndësishme për eshtrat, dhe pa të, trupi nuk e pranon mineralin e hekurit dhe proteinave tjera që janë të rëndësishme për shëndetin tonë.

Mungesa e vitaminës C shfaqet përmes:

Lodhjes fizike dhe mentale

Ndryshimit të humorit dhe nervozës së paarsyeshme

Prekeni më lehtë nga viruset e ndryshme dhe bakteriet, që më pas mund të sjellin drejt alergjive.

Dhëmbë të dobët dhe që prishen shpejt

Krijimi i mavijosjeve në trup pa arsye

Edhe pse agrumet janë burim i vitaminës C, ka ushqime që kanë më shumë vitamina C sesa portokallet. Një ndër ta është speci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme