Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar, këtë vit do të festojë edicionin e tij të njëmbëdhjetë (XI), ndryshe nga çdo edicion tjetër, me data të reja dhe një format të adaptuar të festivalit për shkak të situatës me të cilën po përballemi të gjithë.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kemi vendosur që festivalin ta mbajmë me datat: 17 deri më 23 gusht të këtij viti, e jo sikurse kemi paralajmëruar më herët në korrik. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar, këtë vit do të ofrojë një program të përshtatur sipas parametrave mbrojtëse të paracaktuara nga institcuionet relevante në Kosovë për mbrojtjen nga COVID – 19. Anibar është përkujdesur që përvec shfaqjes së filmave, prezantimeve, programeve speciale, aktiviteteve edukative dhe profesionale, të ofroj edhe programin artistik per transmetim online nëpërmjet platformave digjitale.
Ne ftojmë të gjithë që të përcjellin faqen kryesore të Anibar: www.anibar.org si dhe profilet e Anibar në Facebook, Twitter dhe Instagram, në mënyrë që të informohen rreth të gjitha lajmeve rreth festivalit të sivjetëm. Në ndërkohë, shumë shpejt do të dalim edhe me temën e festivalit dhe programin e dizajnuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...