Google ADS

Me apo pa marrëveshje, pritjet e shoqërisë civile nga takimi i Uashingtonit

08:01 | 18 Qershor 2020
V. S.

Emisari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell, befasoi shumëkënd të hënën, kur publikoi datën e takimit Kosovë -Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Në radhë të  parë data e takimit ishte e papritur edhe për evropianët të cilët kishin nisur emisarin e tyre, sllovakun, Lajçak drejt Prishtinës, i cili po ashtu po planifikonte të sillte datën e takimit  ndërmjet palëve në Bruksel, shkruan arbresh.info.

Sipas, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), institucionet e vendit duhet të japin detaje me atë se çfarë do të diskutohet në tavolinën e Uashingtonit.

“Së pari duhet të kërkojmë më shumë sqarime nga institucionet e Kosovës në lidhje me atë se çfarë do të diskutohet në tavolinën e Uashingtonit. A  do të diskutohen vetëm çështjet ekonomike apo edhe çështjet tjera. Nëse pritet të arrihet ndonjë marrëveshje finale në atë datë apo do të jetë pa marrëveshje”, tha ajo.

Sipas saj,  Kosova nuk duhet ta përjashtojë BE-në nga bisedimet me Serbinë ngase orientimi i saj është drejtë Evropës dhe anëtarësim në OKB.

“Ky takim i organizuar nga Granell, ishte i pritur në momentin që pala kosovare pranoi që t’i hiqte masat të cilat Serbia i konsideronte si pengesë e dialogut. Ne si KDI, në vazhdimësi kemi kërkuar që të ketë koordinim me të dyja palët edhe me SHBA-në, edhe me BE-në, duke marrë parasysh se orientimi i Kosovës është orientim euroatlantik ku Kosova do të fitonte njohjen nga Serbia, anëtarësimin në OKB, njohjen nga 5 shtetet e BE-së”, u shpreh Krasniqi për arbresh.info.

Ajo thotë se, tani duhet të vendosim se a do të përfshihet BE-ja në bisedime apo jo, për të cilën fjalën e fundit do ta thonë pjesëmarrësit e Kosovës.

Tani duhet të vendosim se a jemi duke shkuar me dy procese, apo do te ketë vetëm një proces ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Bashkimi Evropian. Kjo qasje do të vijë në radhë të pare nga lidershipi i Kosovës, të cilët kanë për obligim të përfshihen në dialog.

Nga ana tjetër, sipas ekspertit të çështjeve politike Albinot Maloku, që nga caktimi i datës në mënyrë të papritur është marrë vesh që Kosovës do t’i imponohet diçka, por megjithatë ajo nuk duhet t’i ikë takimeve.

“Pritjet nuk mund të jenë aq të mëdha, mirëpo nëse ka një bashkërendim mes administratës Trump dhe Kremlinit atëherë ky takim mund të jetë me seriozitet për Kosovën“, tha Maloku.

Sipas tij, Bashkimi Evropian e ka ndihmuar fuqishëm realizimin e takimit të 27 qershorit në SHBA.

“Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe çdo gjë që ka ndodhur deri më tani në raportet mes tyre e ku kanë qenë të përfshira edhe palët e jashtme, gjithmonë kanë ndodhur në truallin evropian, sa për të kujtuar, ishte Rambujea, Vjena, Brukseli. Dora e Uashingtonit në të gjitha këto procese ka qenë kruciale“, tha ai.

Emisari Granell, pas publikimit të datës së takimit kishte thënë se, “cila nga palët nuk është e kënaqur nga bisedimet që do të mbahen më 27 qershor, do të kthehet në pikën zero”.

E për këtë politologu Maloku thotë se Granell, e ka paragjykuar përfundimin dhe kërcënuar Kosovën./Alban Begolli/arbresh.info/

 

Të ngjashme