Tashmë që pavijonet e terapive intensive po marrin frymë nga pandemia, ose të paktën nga vala e parë e saj, studime më të thelluara po tregojnë dimensionin e vërtetë të këtyre muajve fatkeq.
Një studim i thelluar i Institutit të Shëndetit Publik italian ka evidentuar disa dukuri pak të trajtuara deri më tani. Sipas studimit, të bazuar mbi të dhënat e personave të vdekur nga koronavirusi, periudha që shkon nga shfaqja e simptomave e COVID-19 deri tek vdekja e një pacienti mesatarisht nuk kalon 11 ditët. Pra një periudhë e shkurtër, dhe që të paktën nga opinioni publik mendohej më i gjatë.
Ndërkohë, janë 5 ditët nga simptomat deri në shtrimin në spital, dhe 6 ditë ato nga terapia intensive deri në vdekje. Për sa i përket sëmundjeve shoqëruese në viktimat, hipertensioni arterial është sëmundja më e pranishme, me 67% të rasteve italiane. Diabeti ndërkohë ndjek me 30% të rasteve, bashkë me isheminë (27,8%) dhe probleme të tjera kardiake.
Në Itali, vetëm 1.1% i pacientëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 kishin më pak se 50 vjeç, dhe vetëm 83 pacientë, në një total prej 34 mijë të vdekurve, kishte më pak se 40 vjeç./gsh/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...