Ahmeti për çështjen Kosovë-Serbi: Nuk jam për ndryshim kufijsh – i besoj Amerikës, kurrë nuk na ka zhgënjyer

22:50 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur lidhur për çështjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë së cilës palët dita e ditës po i afrohen.

Ahmeti u shpreh se pavarësisht negociatave dhe rrjedhës në dialogun Prishtinë-Beograd, nuk është pro prekjes së kufijve.

”Unë nuk jam për ndryshim kufijsh”.

”Jam për tu arritur marrëveshje. Por tani gjithçka varet nga negociatat por edhe nga lehtësuesit”.

Lidhur me ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lehtësimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, Ali Ahmeti tha se nuk ka asnjë dilemë se do ketë rezultate.

”Nuk mendoj që SHBA, mendon të bëjë veprim në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe s’kam asnjë dilemë që Amerika në 20 vjetët e fundit kanë marrë vendime të drejta”.

”Unë i besoj Amerikës pa rezervë”.

”Asnjëherë nuk jam zhgënjyer sa herë kam bashkëpunuar me autoritetet amerikane”.

Kreu i BDI-së në Rubikon, tha se shqiptarët e Kosovës duhet t’i besojnë aleatëve të saj – SHBA-së, njofton Klan Kosova.

”Kosova pa rezervë, duhet t’i besojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Jam dëshmitar, i kam jetuar disa situata. U ndryshuan administratat, strategjia e Amerikës nuk ndryshon. Ndryshojnë politikat të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, ato politika madhore të jashtme por jo Amerika”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme