Suedia është duke shfuqizuar një rekomandim për të mos udhëtuar në dhjetë vende evropiane, përveç nëse është shumë e nevojshme, përfshirë Kroacinë, deri më 30 qershor, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Suedisë.
Vendet për të cilat rekomandimi është revokuar janë Kroacia, Greqia, Spanja, Italia, Portugalia, Sllovenia, Franca, Islanda, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu, transmeton lajmi.net.
“Për vendet e tjera, rekomandimi të mos udhëtosh nëse udhëtimi nuk është i nevojshëm është akoma i vlefshëm. Për vendet jashtë BE-së dhe Shengenit, ai do të zgjatet deri më 31 gusht”, tha ministrja e Jashtme, Ann Linde në një konferencë për shtyp.
Një rekomandim i mëparshëm për të mos udhëtuar, përveç nëse është e nevojshme, fillimisht ishte publikuar më 14 mars dhe më pas ishte zgjatur nga 13 maj deri më 15 korrik, ishte aplikuar për të gjitha vendet.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”