Hotelet do të hapen të hënën, por mysafirët që do të akomodohen rreth liqeneve, nuk do të mund t’i shfrytëzojnë plazhet.
Protokolle për plazhet për momentin nuk ka, konfirmoi zëvendës- ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani. Rregullat për shfrytëzim, por edhe mënyrën se si duhet vizitorët të sillen në plazh duhet t’i shpallë Komisioni për sëmundje ngjitëse.
Nga komuna e Strugës njoftuan se nuk kanë mundësi të përgjigjen në pyetje tona pasi e tërë administrata e komunës është në vet- izolim, për shkak të rasteve të vërtetuara të virusin në godinën e pushtetit lokal.
Lidhur me plazhet në Prespë dhe Dojran, ato jepen me qira si pajisje urbane pasi në këto komuna nuk ka Plan të Detajuar Urbanistik. Plazhet me shazlone, ombrella, banakë dhe pajise tjetër për një vit në Dojran kushtojnë rreth 400 mijë euro.
“Komuna e Dojranit dhe Agjencia për promovimin e turizmit kanë përgatitur rekomandime për menaxhim me destinacionet turistike dhe do të prezantohen më 20 qershor – njoftojnë nga Komuna e Dojranit.
Nuk është ende e sigurt çfarë do të ndodhë me plazhet e Ohrit të cilat kanë afat të skaduar dhe për të cilat Qeveria miratoi dekret me të cilin i obligoi qiramarrësve t’i kthejnë në gjendjen e tyre fillestare./alsat
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin