Ballkani ka arritur sukses historik pasi në takimin e sotëm gjysmëfinal ka siguruar plasmanin në finale të Kupës së Kosovës.
Pas 90 minutash, rezultati ishte 1-1, dhe goli i shënuar në udhëtim i Dakut, dërgon suharekasit tutje.
Pas ndeshjes, heroi i Ballkanit, Mirlind Daku i cili shënoi golin që i dërgojë në finale pati një dedikim për këtë arritje.
“Rasi i vetëm ishte që kisha në ndeshje dhe falë Zotit arrita ta shënojë, dhe jam i lumtur për këtë gjë”, tha fillimisht Daku për SSK, transmeton Olle.
“Kemi pas nevojë për një këso fitore që të rikthejmë vetbesimin dhe presim që në ndeshjet e ardhshme të jemi ekipi që kemi qenë para pandemisë”.
“Ky gol i dedikohet babit tim që sot ka qenë prezent në stadium, por edhe gjithë Suharekës dhe presidentit Kabashi”, përfundoi Daku.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...