Bayern Munich është duke u përgatitur që në verë ta shesë mbrojtësin David Alaba.
Austriaku ka vetëm një vit në kontratë dhe gjiganti gjerman ka vendosur ta shesë në mënyrë që sezonin tjetër të mos e lejojë të largohet si agjent i lirë, transmeton portali arbresh.info.
PSG-ja është një ndër klubet e interesuar për Alaba-n, mirëpo skuadra franceze duhet të garojë me top klubet e Premierë Ligës.
Trajneri i City-t, Pep Guardiola e njeh shumë mirë Alaba-n, të cilin e ka stërvitur tri vite te Bayern dhe është duke provuar ta transferojë.
Kurse, Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe tiparet e austriakut mund t’i pëlqejnë Frank Lampard-it.
Kartoni i Alaba-s pritet të vlen mbi 50 milionë euro./arbresh.info.
Pronari i Romës e blen klubin e Evertonit
Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te...
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal
Krijimi i shtetit Bektashi brenda vendit, Rama: Thesar për p...
Rama: “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës me p...
Hoxha takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, e njofton për...