Ballkani barazon me Feronikelin dhe kualifikohet në finale

18:21 | 17 Qershor 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit me rezultat të barabartë 1 – 1.

Skuadra e Ismet Munishit është kualifikuar në finale fal golit si mysafirë, sepse ndeshja e parë që u zhvillua në Suharekë përfundoi me rezultat 0 – 0, shkruan portali arbresh.info.

Mirlind Daku në minutën e 17-të i dha epërsinë Ballkanit, rezultat më të cilin përfundoi pjesa e parë.

Gjatë 45-minutëshit së dytë ishte Van-Dave Harmon që barazoi rezultatin në minutën e 65-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Ballkani në finale të Kupës së Kosovës do përballet me Prishtinën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme