Avokati i Popullit publikon raportin për KED: Problematika me respektimin e afateve nga ana e saj

17:59 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Institucioni i Avokatit të Popullit publikoi këtë të mërkurë (17 qershor) një raport për “Monitorimin e Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019.

Në këtë raport janë vënë re disa problematika të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED.

Gjithashtu në raport është janë evidentuar dhe probleme me procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, transparencën e organit të KED-së si dhe respektimin e afateve nga ana e saj.

Gjatë këtij raporti, Avokati i Popullit i është referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias në lidhje me KED.

Raporti përfshin edhe një numër rekomandimesh, që adresojnë problematikat më të mprehta të konstatuara./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme