Google ADS

Zyrtare: Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7-8 gusht

17:14 | 17 Qershor 2020
Arbresh Info

UEFA ka njoftuar se Liga e Kampionëve do të vazhdojë gjatë muajit gusht.

Ndeshja kthyese mes Manchester City-t dhe Real Madrid-it, e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 7 ose 8 gusht, transmeton portali arbresh.info.

Kurse, vendi ku do zhvillohet varet nga pandemia e koronavirusit, pra mund të zhvillohet në ndonjë qytet anglez ose në Portugali.

Çerekfinalet do të zhvillohen mes 12 dhe 15 gusht dhe gjysmëfinalet me 18 dhe 19 të këtij muaji.

Finalja gjithashtu do zhvillohet në Portugali me 23 gusht/

Të gjitha ndeshjet do nisin në ora 21:00 dhe do lejohen pesë zëvendësime në çdo ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme