Vetëvendosje nuk merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Hoti

16:47 | 17 Qershor 2020
L G

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë nesër në takimin e liderëve të ftuar nga Kryeministri Avdullah Hoti.

Kështu bëri të ditur para mediave shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ai, tha se motivi i refuzimit të kësaj ftese, është sepse kjo qeveri s’është legjitime.

“Ne nuk kemi pse të shkojmë në atë zyre ku s’është  legjitime. Para se ai të na pres në zyrën e tij, ne e presim në Kuvend”, u shpreh Selimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme