Ka vdekur në Celje të Sllovenisë një 35 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës, ku viktima ishte duke jetuar dhe punuar atje që një vit.
Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin Celje të Sllovenisë, ku një i ri nga fshati Mushtisht ka gjetur vdekjen.
Sipas informacioneve që posedon Metro, viktima me iniciale D.T, ishte duke punuar në një urë dhe më pas këmbët e saj janë shembur mbi të.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale.
I ndjeri ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni dhe është i vitit 1985. Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije./metro
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...