Rama me mesazh: Kujdesuni për veten dhe tjetrin

12:30 | 17 Qershor 2020
L G

Prej ditësh numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm.

Dje u raportuan plot 82 raste duke shënuar një tjetër ditë rekord, ku kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë thirrjet për kujdes dhe respektim të masave anti-COVID-19.

Sot në mëngjes kryeministri shqiptar Edi Rama me anë të një videoje u ka bërë apel të gjithë qytetarëve për kujdes dhe respektim të masave pasi situata është shqetësuese.

Rama postoi në Facebook video-mesazhin e bërë nga doktoresha Najada Çomo, e cila tha situata është shqetësuese dhe një pjesë e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv janë në terapi intensive.

“Numri i rasteve ka ardhur duke u rritur. Dua të theksoj për qytetarët që një pjesë e të shtruarve në spitalin Infektiv janë në terapi intensive. Gjithashtu dua të theksoj se situata është shumë shqetësuese në aspektin e shëndetit tuaj. Virusi është midis jush. Virusi nuk është selektiv. Maska është e vetmja armë që kemi”, thotë në mesazh doktoresha Najada Çomo. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme