Google ADS

Daçiq thotë se Rusia do ta mbështesë çdo zgjidhje për Kosovën që është në interes të Serbisë

12:14 | 17 Qershor 2020
A. B.

Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje në mes të Kosovës e Serbisë, por, që shkon në favor të shtetit serb. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në prag të vizitës së kreut të diplomacisë së Rusisë, Sergej Lavrov në Beograd tha se Rusia do të mbështesë çdo zgjidhje për Kosovën që është në interes të Serbisë.

Lavrov nesër do të shkojë në Beograd derisa Daçiq tha për TV Prva se kreu i diplomacisë ruse sugjeroi që në një deklaratë të përbashkët, e cila do të publikohet në mediat ruse dhe serbe pas takimit, të shkruhet se Rusia do të mbështesë çdo zgjidhje që dëshiron Serbia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme