Familja Haradinaj ka përkujtuar kryefamiljarin e tyre Hilmiu në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.
Të pranishëm në nderimin e tij ishte Ramush Haradinaj me nënën si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shkruan portali arbresh.info.
Haradinaj tha se babai i tyre u la porosi që t’i mbesin përjetë besnik lirisë.
“Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore. Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë”, shkruan ai.
Tutje ish kryeministri dhe njëherësh komandanti i UÇK-së, ka falënderuar politikanen nga Shqipëria për praninë.
“Mirënjohës Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak”, përfundoi Haradinaj./arbresh.info/
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq