Infektohet prokurorja në Pejë, vet-izolohet stafi që pati kontakt me të

11:23 | 17 Qershor 2020
L G

Një prokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Burime të arbresh.info kanë bërë të ditur se menjëherë pas informatës se prokurorja në fjalë ka rezultuar pozitive, i gjithë stafi që ka qenë në kontakt me të është vetizoluar.

“Është një prokurore që ka rezultuar pozitiv dhe një pjesë e stafit janë në vetizolim, pasi kanë pasur kontakt të afërt me prokuroren në fjalë”, kanë bërë të ditur burime brenda KPK.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Shkodran Nikçi nuk ka dhënë asnjë detaj rreth këtij rasti.

Ai, vetëm ka konfirmuar se lajmi është i vërtetë dhe se nuk mund të jap më shumë detaje.

“Faktikisht ka dalë një prokuror i shtetit, nuk mundem me ta thënë gjininë e prokurorit”, tha shkurt Nikçi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme