Google ADS

Shënohet viktima e radhës nga Covid-19 në Shqipëri

10:54 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Kështu numri i viktimave në total në vendin tonë ka shkuar në 38. Gjatë ditës së sotme janë infektuar 50 persona./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme