Google ADS

Përfundon takimi Lajçak-Mustafa

10:55 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi mes të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Lajçak nuk është deklaruar për medie, shkruan arbresh.info.

Nga atje Lajçak ka shkuar në selinë e AAK-së.

Ndryshe, ky është takimi i dytë që këtë paradite ka realizuar i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai fillimisht është takuar me kryetari e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Dje,  Lajçak me të arritur në Kosovë ka zhvilluar tri takime radhazi.

Ai fillimisht është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe në fund nga kryeministri i vendit,
Avdullah Hoti.

Pas takimeve Lajçak u shpreh i bindur se marrëveshja që pritet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e pranueshme nga të dy palët dhe do të sjellë stabilitet në rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme