Gërxhaliu: Jostabiliteti politik po e vështirëson luftën kundër pandemisë

09:29 | 17 Qershor 2020
V. S.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë jostabiliteti politik po e vështirëson luftën kundër Coronavirusit.

Ngase sipas tij, çdo vendim duhet të kalojë në Qeveri e më pastaj të marrë edhe miratimin e Kuvendit.

Gërxhaliu tha në një intervistë për  Ekonomia Online se nuk duhet të diskutohet për huamarrja, por duhen të gjendet mekanizma për të shfrytëzuar paratë ekzistuese nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Mirëpo ajo çka e vështirëson situatën në Kosovë në luftën kundër efektit të pandemisë është jostabiliteti politik, sepse për çdo vendim duhet miratim qeveritar dhe çdo propozim duhet të kalohet në Kuvend dhe më këtë diskrepancë politike ku ka më tepër interesa politike sesa shtetërore do të jetë shumë më e vështirë të gjendet një strategji dalëse”.

“Janë dy alternative: E para nuk duhet të diskutohet sa i përket huamarrja dhe e dyta duhet të gjendet mekanizëm për të shfrytëzuar paratë ekzistuese në Kosovë në këtë rast nga trusti pensional i Kosovës. Ligjin mbi pagesat në Kosovë është e lejuar që Kosova të ketë një borxh 40% nga bruto produkti”.

Sipas tij, nëse situata rëndohet institucionet mund të mendohet edhe për rritje të borxhit publik.

“Për fat të mirë Kosova tani e ka borxhin 1 miliard e 357 milionë që është 19 %. Nëse situata rëndohet në Kosovë duhet të mendojmë për një rritje të borxhit publik”, shtoi ai.

Gërxhaliu thotë se rimëkëmbja ekonomike do të jetë e vështirë, pasi që edhe të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja kanë shënuar rënie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme