SHBA me sanksione ndaj regjimit të Assadit

09:28 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara (OKB), Kelly Craft tha se administrata e Trumpit do të zbatojë sanksione për të penguar që regjimi në Siri të arrijë fitore ushtarake dhe të kthejë regjimin dhe aleatët e tij në tryezën e bisedimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Craft tha se “Administrata e Trumpit nesër do të ndërmarrë hapa të vendosur për të penguar regjimin në Siri të arrijë fitore ushtarake dhe për të kthyer regjimin dhe aleatët e tij në procesin politik nën kontrollin e OKB-së”.

SHBA synon të privojë regjimin e Assadit nga burimet e të ardhurave që përdor për të kryer brutalitet dhe shkelje të të drejtave të njeriut, theksoi Craft duke shtuar se në këtë mënyrë do të hiqen pengesat para shpresës së paqes dhe procesit politik.

Craft tha se sanksionet do të zbatohen në kuadër të “Aktit Caesar për Mbrojtjen e Civilëve të Sirisë” të nënshkruar dhjetorin e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe se me sanksionet synojnë të pengojnë ata të cilët financojnë dhe mbështesin brutalitetin e regjimit kundër popullit të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme