Barcelona e ka vazhduar formën e mirë pas pandemisë së COVID-19. Ata kanë mundur me rezultat 2-0 Leganes me golat e Lionel Messi dhe Ansu Fatit duke mbetur në vendin e parë më 64 pikë
Barcelona ka startuar me dy fitore pas rikthimit të futbollit në Spanjë pasi që nga dy ndeshje ka arketuar 6 pikë.
Sonte ata në Camp Nou kanë mundur skuadrën e Leganes me rezultat 2-0.
Barcelona e dominoi këtë takim që nga minuta e parë por të goli i parë arriti në minutën e 42-të.
Ishte një gol i bukur i Ansu Fati, i cili goditi mjeshtërisht me të djathtën e tij për t’i kaluar katalunasit në epërsi.
Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi të sulmon portën e Ivan Cuellar.
Fillimisht ishte Griezmann që shënoi por që goli i tij u anulua.
Por, Messi do të nxerrte një penallti në minutën e 68-të pasi që do të kalonte pothuajse tërë mbrojtjen e Leganes dhe ky ekip do ta shkaktonte penallti në të, të cilën ai do ta shënonte në minutën 69-të.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon të jetë në vendin e parë më 64 pikë, pesë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Leganes ndërkohë do të mbetet në vendin e fundit me 23 pikë. /GazetaExpress/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...