Një tjetër destinacion shumë i preferuar nga të rinjtë është Dhërmiu. Plazhi i pastër dhe shkëmbor i ndërthurur me kodrat që e rrethojnë e bënë më të veçantë nga plazhet e tjera.
Ata që e mbajnë në këmbë jetën në Dhërmi, janë turistët e brendshëm si dhe turistët që vijnë nga kufijtë tokësor dhe detarë. Por ndryshe nga zonat e tjera, Dhërmi – u ka edhe klientë miliarderë, ata që kanë vila 400-500 mijë euro.
“Si vitet e tjera nuk jemi. Pak a shumë e bëri punë e tij covid 19. Vjet në këtë kohë këtu ishin rreth 3000 anglezë që organizonin një festë që quhet Festival Kala. Sivjet jo vetëm që nuk kanë ardhur por jemi mangët edhe me shqiptarët. Nuk kemi filluar akoma, nuk e dimë nëse do të marin ngjyrë sivjet apo jo”, Ëngjëll Vangjeli, Administrator Restoranti, Dhërmi
Dëmi ekonomik i bizneseve është rritur duke qenë se këtë vit njerëzit nuk po i frekuentojnë vendet bregdetare si rezultat edhe i masave shtrënguese.
Disa biznese si klubet e natës këtë vit nuk do të hapen. Kjo ka detyruar pronarët që të ndryshojnë profilin e biznesit të tyre, ta modifikojnë në restorant.
Edhe pse në vijnë bregdetare kryesisht kemi turizëm dhe punësim sezonal, bizneset vijojnë të punojnë me staf të reduktuar.
Për të përdorur plazhet për pushuesit, hotelet duhet të aplikojnë në portalin e-Albania. Procedura do 12 ditë që të përfundojë. Kjo ka bërë që plazhet të vijojnë të mbeten bosh nga frika se ndoshta gjobiten.
Këtë vit njerëzit kanë filluar të mendojnë se do të mbajnë radhë për të hyrë në det. Madje imagjinata e të tjerëve shkon deri në faktin se mund të përdorin doreza dhe maskë. Por këto janë të gjitha meme, për të amortizuar krizën që po përballen bizneset.
Fakt mbetet që turizmi këtë vit do të punojë me kapacitet të reduktur, çmimet mund të ulen por përsëri familjet nuk do të kenë mundësi të pushojnë. Askush këtë vit nuk mendon që të sigurojë fitime nga turizmi por thjesht të mbijetojë dhe të ketë sa më pak humbje.
Skenarët e mundshëm për turizëm këtë vit janë: Turizmi i brendshëm, turizmi rajonal dhe ai pa kufizime. Shqipëria mund të përfitojë nga hapja e kufinjëve tokësor, duke pasur parasysh që 80% e turistëve që e vizitojnë vendin përdorin këto rrugë./gazetashqip/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...