Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka konfirmuar në emisionin “Real Story” se Nehat Kulla vuante dhe nga sëmundje të tjera por shkaku kryesor i vdekjes ka qenë koronavirusi.
“Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes. Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia.
Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19”, ka thënë Brataj.
Kujtojmë se, Nehat Kulla ndërroi jetë sot në shtëpinë e tij në moshën 67 vjeçare, disa muaj pas daljes nga burgu. Ai ishte i infektuar me koronavirus dhe mjekët i kanë konstatuar pneumoni bilaterale të gradës së fundit. Por Nehat Kulla refuzoi të shtrohej në spital dhe u kthye në shtëpi, ku gjeti dhe vdekjen.
Kulla ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.
Disa javë më parë edhe vëllai i Nehat Kullës, punonjës në doganë humbi jetën për shkak të COVID-19.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi