Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski tha se mbajtja e zgjedhjeve është e domosdoshme për shkak se sistemi i Qeverisë teknike është i paqëndrueshëm.
“Të kishim kuvend funksional, Çulev qysh moti do të zëvendësohej dhe kjo është edhe një arsye se pse duhet të ketë zgjedhje”, tha Mançevski, duke akuzuar ministrin e MPB-së se ai është më fajtori për përhapjen e sëmundjes.
Ai theksoi se sipas vlerësimeve të institucioneve financiare pas krizës së coronavirusit, BPV-ja shënon rënie më të vogël në Maqedoni në krahasim me vendet e rajonit.
“Ju ndihmuam firmave dhe punëtorëve me 14.500 denarë pagë, ju ndihmuam kompanive me kredi pa interes, masë socialdemokrate është heqja e përmbaruesve, i anuluam këstet e kredive, me mjete financiare shtesë e rritën fuqinë punëtore dhe ndihmuam prodhimet vendore dhe turnizmin vendor”, tha Mançevski në TV Telma.
Sipas tij, opozita maqedonase është kontradiktore për shkak se nga njëra anë kërkon qeveria të mos merr hua, ndërsa nga ana tjetër kërkon të ketë më shumë para në ekonomi.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...