Andonosvki: Mickoski nuk është në Listë Zgjedhore, sepse nuk synon të fshihet në Parlament

22:34 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Stefan Andonski, nga VMRO-DPMNE, në përballje me Zhernovskin tha se Mickoski nuk është në Listën Zgjedhore, sepse nuk synon që të fshihet në Parlament, apo pas një mandati.

Sipas tij Mickoski është i bindur se votuesit do të zgjedhin programin e VMRO-së, andaj në edhe thotë me bindje se nëse ky program nuk votohet nga shumica e qytetarëve edhe do të japë dorëheqje.

Megjithatë Zhernovski, nga LSDM, thotë se nuk mund të flitet për përgjegjësinë e Mickoskit, për sa kohë që ai nuk kandidon në cilëndo Njësi Zgjedhore.

Sipas tij, kjo qasje e Mickoski është fshehje nga përballja, sepse pa këtë të fundit nuk ka legjitimitet./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme