Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ku janë paraparë disa reforma policore, kurse ka refuzuar thirrje për të shpërbërë policinë.
Urdhri i tij ofron grante federale për të përmirësuar praktikat e policisë, duke përfshirë krijimin e një baze të dhënash për të gjurmuar abuzimet nga oficerët, transmeton portali arbresh.info.
Urdhri vjen mes zemërimit për vrasjen e afrikano-amerikanëve nga oficerët e policisë.
Disa qytete amerikane kanë propozuar reforma më radikale.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të martën, zoti Trump filloi duke thënë se ai kishte takuar një numër të familjeve afrikano-amerikane që kishin humbur të dashurit, përfshirë të afërmit e Antëon Rose, Botham Jean dhe Ahmaud Arbery – vrapuesi me ngjyrë i vrarë në Georgia disa muaj më parë.
Në fjalimin e tij, presidenti mbroi përsëri policinë ndërsa dënoi plaçkitësit dhe “anarkinë”.
“Ne duhet të gjejmë bazën e përbashkët,” tha zoti Trump. “Por unë kundërshtoj me forcë përpjekjet radikale dhe të rrezikshme për të shpërbërë, çmontuar dhe shpërndarë departamentet tona të policisë”.
Ai shtoi se “pa polici, ka kaos”.
“Amerikanët besojnë se ne duhet t’i mbështesim burrat dhe gratë trima në blu, të cilët policojnë rrugët tona dhe na mbajnë të sigurt,” tha zoti Trump.
“Amerikanët gjithashtu besojnë se ne duhet të përmirësojmë përgjegjshmërinë, të rrisim transparencën dhe të investojmë më shumë burime në trajnimin policor, rekrutimin dhe angazhimin e komunitetit”.
Nxitja e fundit për reformë filloi pas vdekjes në kujdestarinë e policisë së George Floyd muajin e kaluar./arbresh.info/
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...