Google ADS

Rezulton pozitiv me Covid-19 pronari i lokalit të njohur në “Rrugën B”

19:41 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Në media sot u raportua se i gjithë stafi i një prej kafiterive që ndodhet në rrugën B në Prishtinë janë infektuar me virusin COVID-19.

Por një gjë e tillë del të mos jetë e vërtetë. Është vetë pronari i kësaj kafiterie shumë të frekuentuar, (Momo) Dekorim Sahiti i cili ka bërë të ditur se vetëm ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus, e jo i gjithë stafi i kësaj kafiterie.

Madje Sahiti shtoi se çfarëdo informate tjetër është e pavërtetë dhe dashakeqe për punën e tyre.

“Unë nuk kam pasur kontakt të afërt me stafin, por tashmë besoj se IKSHPK do t’i testoj ata, njëjtë si edhe kontaktet e mia të tjera”,tha ai.

Gjithashtu u vu në pah fakti se kafiteria ‘Momo’ është dezinfektuar dy herë gjatë ditëve të kaluara.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,

Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme per shkak te natyres se punes sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjehere, une jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.

Aq sa jam shqetesuar per kete lajm aspak te mire, me shume me shqetesoi fakti se shume shpejt jane perhapur dezinformata dhe te paverteta ne lidhje me restaurantin Momo, pronar i te cilit jam une.

Ju njoftoj se vetem une kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restaurantit Momo. Cfaredo informate tjeter eshte e pavertete dhe dashakeqe! Une nuk kam pasur kontakt te afert me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejte si edhe kontaktet e mia te tjera.

Momo eshte dezinfektuar 2 here gjate diteve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne cdo kohe, stafi eshte i pajisur me mjete mbrojtese, maska, doreza dhe dezinfektues. Keshtu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmone sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se.

Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri.

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme