Ky mot do të mbajë dy ditët në vijim

19:37 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të vazhdoj situata meteorologjike të mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike, duke krijuar kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme