Pesë pacientë shërohen nga koronavirusi

19:17 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Krahas shifrës alarmante me raste pozitive sot, në Kosovë janë shëruar edhe pesë persona nga virusi korona.

Kjo e çon totalin e të shëruarve në 968, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë sot gjatë testimit të 397 mostrave, pozitive kanë rezultuar 141 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.756 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme