Në Francë personeli mjekësor proteston për kushte më të mira

18:55 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Infermierët, mjekët, kujdestarët dhe punonjësit e spitaleve në Francë dolën sot në rrugë për t’ia kujtuar qeverisë premtimet e bëra në fund të muajit maj për kushte më të mira pune dhe rroga më të larta në shëndetësi, ndërsa protestat udhëhiqen nga sindikatat më të mëdha të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestat ndodhin pas programit “Segur de la Sante” të presidentit Emmanuel Macron, program i cili parasheh disa masa të publikuara në fund të majit për të ndihmuar me pajisje.

Pandemia e koronavirusit ekspozoi mangësi të shumta në sistem siç është sasia e pajisjeve mbrojtëse personale: maska, helmeta, rrobave dhe dorezave, si dhe kushtet, duke përfshirë një javë pune më të ekuilibruar dhe më shumë personel të nevojshëm për të trajtuar çështjet e ardhshme.

Në Paris, protestuesit u mblodhën sot pasdite përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa disa prej tyre mbanin jelekë të verdhë.

Philip Martinez, kreu i Konfederatës së Përgjithshme të Punës, në një intervistë të transmetuar në mëngjes në radion Franceinfo, theksoi nevojën për demonstrime, duke përmendur mungesën e stafit dhe numrin e pamjaftueshëm të shtretërve në objekte.

“Na është thënë që ata do të bëjnë një diagnozë të realitetit të spitalit gjatë ‘Segur de la sante’. Diagnostikimi është bërë. Personeli mjekësor është duke pritur përgjigje”, tha ai.

Në pjesë të ndryshme të Francës, mjekët dhe infermierët u mblodhën në hapësirat para spitaleve dhe qendrave të emergjencës. Rreth 220 ngjarje janë planifikuar të mbahen sot në mbarë vendin.

Kërkesat e punëtorëve filluan një vit më parë dhe kanë fituar vëmendjen e administratës aktuale. Macron gjithashtu ka premtuar 200 milionë euro për të financuar infrastrukturën e prodhimit farmaceutik, hulumtimin dhe prodhimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme