Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi i ka planet e tij rreth dialogut me Serbinë dhe sipas saj të tjerët – si Qeveria – janë aty për ta zbatuar atë.
“Pasi e zhveshi Republikën e Kosovës nga sovraniteti e dinjiteti shtetëror, bashkë me Presidentin po angazhohen që vendimin i radhës të jetë heqia dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Nagavci.
“Serbisë as që i duhet të punoj më për përmirësimin e pozitave të saj negociuese, ajo ka Qeverinë jolegjitime të Thaçit dhe vetë Presidentin e Republikës së Kosovës që angazhohen për të. Kjo Qeveri jolegjitime as që është e interesuar për dialog, këta duan vetëm të përmbyllin marrëveshjen, ashtu si e ka dakorduar e deklaruar Presidenti Thaçi”.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese